Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, në rrugën “Gjergj Araniti”, e njohur ndryshe si rruga e pestë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Saranda Web