Skandal në rrugën e sapo asfaltuar: Çarja e asfaltit brenda 8 ditëve shqetëson banorët

Skandal në rrugën e sapo asfaltuar: Çarja e asfaltit brenda 8 ditëve shqetëson banorët

 

Banorët e lagjes Adem Sheme, zona “Lugu i Dardhës” në Sarandë, kanë ngritur shqetësime të forta për cilësinë e punimeve të kryera në rrugën e tyre. Sipas një ankese dërguar në Saranda Web, rruga u asfaltua më 19 nëntor 2024, por tashmë, pas vetëm 8 ditësh, ka pësuar dëmtime serioze në më shumë se pesë vende.

 

Çarja e asfaltit brenda 8 ditëve shqetëson

 

“Firma nuk bëri trotuare, por të paktën asfaltin mund ta kishin hedhur si duhet. Punimet, që duhej të zgjasnin 25 ditë, u mbyllën për vetëm 3 ditë. Rezultati? Asfalti po prishet dhe brenda pak kohe rruga do bëhet më keq se më parë,” shprehen banorët e zhgënjyer.

 

Ata theksojnë se situata është e papranueshme dhe kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që të mbajnë firmën e ndërtimit përgjegjëse për cilësinë e dobët të punimeve. Për më tepër, ata janë të shqetësuar për mungesën e trotuareve, një element thelbësor për sigurinë e këmbësorëve.

 

Saranda Web i bën thirrje Bashkisë dhe institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar zgjidhjen e problemit dhe për të shmangur degradimin e mëtejshëm të infrastrukturës. Ky problem i përsëritur tregon nevojën për monitorim dhe standarde më të larta në projektet publike.

 

Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të informojë qytetarët për çdo hap që do të ndërmerret për këtë çështje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.