SHPELLA & KISHA SHEN GJERGJI, DHIVER – VIDEO

SHPELLA & KISHA SHEN GJERGJI, DHIVER

Shpella & Kisha Shen Gjergji Dhiver ndodhet rreth 20 minuta nga rruga Dërmish – Dhiver, në veri të fshatit Dhivër, Bashkia Finiq, në një faqe shkëmbi që shikon nga perëndimi. Shpella është një zgavër natyrale, thurrur përqark me mur, me mbulesë kryesisht shkëmbore.

Në pjesën tjetër me çati me tjegulla e me një derë të vogël nga ana veriore. Muri është i lidhur me llaç gëlqereje dhe ka dy dritare, një në pronaos dhe një në naos. Shpella paraqet një paraklis të përbërë prej një korridori me sipërfaqe 5 m x 2 m. Dhe prej naosit me sipërfaqe 3.60 m x 1.80 m.

Informacione për Shpellen dhe Kishen e Shen Gjergjit, Dhiver

Shpella & Kisha Shen Gjergji Dhiver – Faqet e shkëmbit dhe të mureve janë të suvatuara dhe të pikturuara nga piktorë të ndryshëm në periudha të ndryshme. Sot paraqiten shumë të dëmtuara. Në bazë të stileve dhe mënyrave të punimit, pikturat e shpellës ndahen në katër grupe.

Në grupin e parë përfshihen Fjetja e Shën Marisë dhe Shen Gjergji kur shpëton të bijën e mbretit. Studiuesit mendojnë se periudha e primitivitetit, thjeshtësisë së pikturave dhe e formalizmit të bëjnë të mendosh se janë shumë të hershme dhe i datojnë nga fundi i shek. IX. Në grupin e dytë përfshihen piktura të një periudhe më të vonë.

Ato ndodhen në faqen perëndimore të naosit si Fjetja e Shën Marisë, Shën Kolli, Shën Gjergji e Shën Mitri, nga të cilat disa janë shumë të dëmtuara. Tiparet e tyre që bizantojnë, tonet e ngjyrave, tregojnë se janë bërë pas ardhjes së turkut, në fundin e shek. XV.

Elementët te Shpella dhe Kisha Shen Gjergji, Dhiver


Në grupin e tretë hyjnë piktura të një periudhe më të vonë, që ruajnë elementët bizantinë. Ato paraqiten në mënyrë të thjeshtë. Kanë rëndësi nga ana folklorike dhe janë punime të shek. XVII. Në grupin e fundit përfshihen piktura. Ato janë të një periudhe akoma më të vonë si skenat e Shën Mëhillit, Shën Gjergji dhe fragmente skenash të ndryshme.

Mendohet të jenë punime të shek XVII. Në shpellë ruhet edhe një mbishkrim: “Lutja e shërbëtorit tënd prift Theollorit dhe e bashkëshortes e fëmijëve të tij”. Mendohet që shpella të ketë shërbyer si shpellë eremite e më pas si paraklis ku shërbenin murgjit e manastirit të Dhivrovunit, Ai është një ndërtim i shek. XVII mbi malin Mavrodhivri.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.