Shoqërohen 3 të dyshuar për vjedhjen 200 milionë te supermarketi, dalin pamjet e kamerave

29/12/2119:19

Shperndaje:

Policia e Sarandes ne nje aksion te befasishem ka shoqeruar sot ne Komisariatin e Policise tre persona, te dyshuar si autore te vjedhjes se 200 milione lekeve ne nje supermarket ne Sarande ne te gdhire te 11 dhjetorit.

Policia eshte ende duke marre ne pyetje te dyshuarit, por mesohet se ne bashkepunim me prokurorine jane siguruar prova te mjaftueshme per venien e tyre para pergjegjesise penale.

Edhe pse hajdutet kane marre DVR kryesore te kamerave te subjektit, mesohet se ata nuk kishin arritur te merrnin nje tjeter server te fshehur te dy kamerave.

Pikerisht ne keto pamje te sekuestruara mesohet se dallohen 3 te rinj te veshur me kostume sportive me kapuc, me maske COVID qe transportojne disa canta ku dyshohet se jane parate e marra nga kasaforta.

Ne nje pamje tjeter dallohet njeri prej te rinjve qe hidhet nga kati i dyte i godines, midis disa carcafeve te nderrura. Detaje te tjera nga operacioni pritet te zbulohen ne oret ne vijim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet
Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.