Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë

“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë

Një nënë nga Saranda ka dërguar në Saranda Web një mesazh të veçantë, të shkruar në emër të fëmijës së saj të mitur. Përmes një rrëfimi të ndjerë, ajo përshkruan gjendjen e këndeve të lojërave në qytet dhe frikën që ndjejnë prindërit kur i çojnë fëmijët të luajnë në to.

 

Është e trishtë Mesazhi prekës i një fëmije

 

Mesazhi vjen si një thirrje për më shumë vëmendje ndaj hapësirave publike për fëmijët dhe sigurinë e tyre.

 

“Është e trishtë” – Kështu thotë mami, ndërkohë që arrij të shkëputem prej duarve të saj dhe vrapoj për te këndi i lojërave në shëtitore.

 

Jam një fëmijë i vockël. Më pëlqen shumë të kolovitem, por nuk e kuptoj pse mami ka frikë të më çojë të loz aty. Ndoshta sepse sa herë ulem, ndiej shumë ftohtë kur trupi im i brishtë prek lisharësen e hekurt. Duart dhe këmbët më bëhen akull, por prapëseprapë nuk dua ta ndërpres lojën.

 

Kolovitem lumturisht aq shumë, saqë harroj se lisharësja nuk ka mbrojtëse sigurie dhe për një moment ndiej zhavorrin e ashpër të gërvishtë lëkurën time. Jam rrëzuar… Mami s’ka mundur të më kapë. Qaj shumë sepse më dhemb. Jam i trembur, por edhe shumë konfuz.
Nuk e kuptoj përse nuk shkojmë në një kënd tjetër lojërash, si ato këndet e sigurta e të bukura plot ngjyra që shoh në televizor.

 

Mami më kap nga dora dhe më shëtit pak më tutje. Pamja përpara syve të mi është po njësoj; pak metra më tutje është po i njëjti kënd lojërash lakuriq, si ai ku u rrëzova.

 

Meqenëse dje ra shi, poshtë lodrave, aty ku duhet të kishte bar, është krijuar një llucë e madhe. Një fëmijë po lëkundet dhe britmat e tij të kënaqësisë mbyten nga gërvimat e zinxhirave të lisharëses.

 

“Ikim këtej; kur të sjelli babi lekë, do shkojmë në një kënd lojërash privat”, thotë mami. Por unë dua të loz përditë dhe e di që ajo nuk mundet…

 

Përse ndihem kaq i zbrazët kur e ndiej trishtimin e saj në pamundësinë për të bërë asgjë?

 

“Është e trishtë”, kam filluar të mendoj edhe unë si ajo; është e trishtë sesi askush nuk përpiqet ta dëgjojë dëshirën, nevojën dhe të drejtën time për të pasur një vend loje të sigurt, siç e kanë fëmijët në të gjithë botën.

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

28 Nëntor 2026 19:19
Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

27 Nëntor 2026 13:51
Banneri që tregon ku duhet klikuar për të parë Saranda web tv Banner reklamues