Shoferët e taksive protestojnë përsëri përpara Bashkisë Sarandë – VIDEO

07/03/2512:52

Shperndaje:

Shoferët e taksive protestojnë përpara Bashkisë Sarandë

 

Shoferët e taksive në Sarandë zhvilluan sot një protestë përpara Bashkisë, duke kërkuar përmbushjen e katër kërkesave të tyre kryesore. Kjo protestë vjen dy javë pas një tjetër tubimi, ku ata i kishin paraqitur të njëjtat kërkesa, por sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet vendore.

 

 

Shoferët shprehen se janë të detyruar të dalin sërish në rrugë pasi problematikat e tyre vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Ata theksojnë se sektori i taksive po përballet me vështirësi të shumta dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përkatëse.

Kërkesat e tyre kryesore përfshijnë:

 

  1. Ndërprerjen e dhënies së liçensave të reja.
  2. Forcimin e kontrolleve ndaj taksive të palicensuara, të cilat po dëmtojnë konkurrencën e ndershme dhe po ulin të ardhurat e taksistëve me licencë.
  3. Trashëgiminë e liçensave.
  4. Vendosjen e stacioneve të dedikuara për taksitë në zona kyçe të qytetit, për të shmangur kaosin dhe vështirësitë që hasin në parkim.

 

Shoferët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ata do të vijojnë protestat dhe do të përshkallëzojnë reagimin e tyre deri përpara kryeministrisë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Bashkisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me protestën dhe kërkesat e shoferëve të taksive.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.