

SHISH njoftoi për bazë armatimi në Dhrovjan, Gjykata shpall të pafajshëm të dyshuarin



SHISH njoftoi për bazë armatimi në Dhrovjan, Gjykata shpall të pafajshëm të dyshuarin
Gjykata e Sarandës ka shpallur të pafajshëm Janaq Trëndafilin, i cili për më shumë se 2 vite mbahej i paraburgosur pas zbulimit të nje arsenali të madh armësh. Pas informacioneve të dhëna nga SHISH, në 23 shkurt 2021 policia e Sarandës zbuloi një bazë armatimi në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq. Policia zbuloi 4 armë gjahu, 2 kallashnikov model ’56, 1 (granat-hedhëse (kundratank i lehtë), 1 mitraloz i lehtë, 1 belxhik, 2 pushkë dhe 220 fishekë model ’56, kalibri 7***62 mm, të cilat u gjetën në bodrumin e banesës së familjes Trëndafili, të ndodhur në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq.

Referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit teknik – balistik, nga armët e sekuestrura vetëm dy mitralozi dhe një armë e gjahut çifte uk kanë rezultuar në gjendje të rregullt teknike dhe nuk realizojnë qitje. Ndër dëshmitë e siguruara nga policia gjyqësore, është edhe ajo e Marigo Trëndafilit, e ëma e Janaqit, e cila deklaroi se nuk ka patur dijeni për armët në banesë dhe shton se mund të kenë qenë të bashkëshortit të saj, i cili ka nderruar jetë. Nga ana tjetër gjatë gjykimit të çështjes në fjalë janë administruar dëshmitë e një sërë dëshmimtarësh.

Vasil Trëndafili, vëllai i të pandehurit, në mënyrë të përmbledhur dëshmoi: “Kur kam shkuar policia kishte nxjerrë armët nga shtëpia e babait, mamaja më tha “e shikon se ç’na bëri babai tënd”. Bashkëshortja e të pandehurit, nga ana tjetër dëshmoi: “Dija që vjehrri kishte çifte a belxhik që shkonte për gjueti; bodrumin e kishte vjehrri dhe vjehrra ku mbante për pulat një thes me misër; vjehrri nuk na lejonte të hynim në bodrum, vjehrra kishte çelësin e bodrumit ku kontrolloi policia; në ato vende ku ishin armët nuk kam hyrë asnjëherë”.
Gjykata më tej shprehet se “nga tërësia e provave të administruara në këtë gjykim nuk u administrua asnjë provë shkencore si ekspertime daktiloskopike apo/dhe biologjike që të provojë faktin që armët luftarake dhe ato sportive, si dhe municionet luftarake të jenë disponuar nga i pandehuri Janaq Trëndafili”. Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk u administrua ndonjë provë relevante që të provojë se i pandehuri të jetë posedues apo nëdorës i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, as të ketë patur akses (qasje) në mjediset e banesës ku janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe municionet luftarake.
Prokuroria i kërkoi Gjykatës deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Janaq Trëndafili për kryerjen e veprave penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Në përfundim Gjykata vendosi deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Janaq Trëndafili, duke urdhëruar shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar nëpërmjet vendimit të datës 23.03.2021 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe duke liruar nga burgu kështu pas më shumë se dy vitesh Janaq Trëndafilin.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Eksploro Sarandën dhe qytetet përreth
11/05/2319:29

2T Group kërkon 2 shitës/e në Tabacco Shop në Sarandë
11/05/2319:29

U kap pas votimeve duke ndërtuar në Ksamil pa leje, prangoset 49-vjeçari
11/05/2319:29

ÇFARË PO NDODH NË PARKUN MIQËSIA NË SARANDË?!
11/05/2319:29

“Takim Brezash” në Shalës më 28 Maj
11/05/2319:29

NJOFTIM PUNËSIMI NË S-DESIGN MOBILERI NË SARANDË
11/05/2319:29

Përfundon numërimi, EMRAT e 31 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Sarandë
11/05/2319:29

NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË HOTEL RESTORANT ZERO – ZERO
11/05/2319:29

Ardit Cikuli: Nuk ia dolëm t’a kthejmë bashkinë në duart e qytetarëve
11/05/2319:29

Perfundon numerimi në Sarandë, Ardit Cikuli uron fituesin Oltion Çaçi – VIDEO
11/05/2319:29







Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
11/05/2319:29

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
11/05/2319:29

Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
11/05/2319:29

Apartament 1+1 – City Glow
11/05/2319:29

Apartament 2+1 – City Glow
11/05/2319:29
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
11/05/2319:29

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
11/05/2319:29

Suvenire nga Saranda
11/05/2319:29

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
11/05/2319:29

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
11/05/2319:29




