Shembja e hyrjes së tunelit, reagon “Gjoka Konstruksion”: Është pjesë rutinore e punës

10/12/2119:59

Shperndaje:

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, kompania “Gjoka Konstruksion” sqaron se nuk ka shembje të tunelit, por gjithçka e shpërndarë deri më tani është pjesë e punës rutinë, ndërsa punimet s’kanë asnjë cedim.

‘Gjoka Konstruksion’, thekson se tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023 dhe sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojnë tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranverë 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim.

Statusi:

“Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shëmbje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim. Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim”, njofton shoqëria.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.