Shalësi, Konispol – VIDEO

18/03/1621:04

Shperndaje:


Shalësi, Konispol – VIDEO

Shalësi shtrihet ne anen e majte te rrjedhjes se mesme te lumit Pavla, atje ku formohet Gryka e Bogazit. Eshte ngritur ne nje lugine mes maleve Saraqin e Mellez.Perbehet nga kater lagje :Mesomehalle, Kurune, Babjot e Barrc. Ka te zhvilluar teper bujqesine, pasi fushat i ka nen uje. Blegtoria dhe pemtaria ,jane dege te rendesishme qe merren banoret.
Ne perendim te fshatit, tek Gryka e Bogazit, gjendet Shpella e Shen Marines, nga vendbanimet me te lashta te Shqiperise. Ketu u zbuluan dy kerruese strralli dhe briret e nje dhie te eger,(kopra –ibex). Vendbanimi i takon periudhes se Mezolitit.
Ne lindje te shpelles, gjendet nje guve karstike. Ketu u zbuluan parete enesh dhe qeramike te periudhes se neolitit.


Nje cekan prej guri,perfaqson epoken e neolitit te mesem,zbuluar ne vendin Bregu i Kroit..
Nje sopate dy teheshe prej bronzi(bipenis) eshte zbuluar ne qender te lugines se Shalesit.Ne afersi te teritoreve te fshatit, banore te ketij fshati kane zbuluar ne vitin 1980,ne Mile, statujen te derdhur ne bronz te Perendise ose te Hyeut te Panit.,(shek.IV-pKr.)
Jo me larg se 1,5km,nga ana perendimore e fshatit, buze lumit Pavla gjenden rrenojat e nje qytetrimi Iliro –Epirot te shek III-Ip.Krishtit, ne Vastrua.
Nje ore diellore e periudhes Romake e shekullit I. p Krishtit, eshte zbuluar ne Vastrua.
Nje embleme prej floriri e nje atleti te garrave Olimpike e shekullit te IV.p. Krishtit eshte zuluar ne nje varr antik ne Fundin e Bregut, prane Vastroit.
Ene balte ,objekte zbukurimi metalike (bronzi) jane zbuluar ne varrezat antike te Vastroit.
Vegla pune prej hekuri: kazma, bela, per punimin e tokes, jane zbuluar ne Balloz dhe Haliqe.
Periudha Mesjetare perfaqsohet nga tre banesa monument kulture, qe gjenden ne lagjen Kurune , Mesomehalle dhe Barrc.

Shalësi, Konispol
Fisi i agallareve te Avdulereve te Shalesit , ishin miq dhe mbeshtetes ne krahine te Ali Pashe Tepelenes.
Ne kryengritjen e Zenel Gjolekes ,ne 1847 moren pjese 20 shalesjote.
Ne ceten e Muharrem Rushitit ne kryengritjet e viteve 1909-1912,moren pjese 14 shalesjote.
Merushe Nelo,e mbiquajtura nga historjanet”Shota e Jugut”,apo “Shota e Camerise”, ishte e vetmja femer, qe mori pjese ne cetat e Jugut te Shqiperise bashke me burrin e saj. Ky rast na sjell analogji me Shote e Azem Galica ne veriun e banuar nga shqiptaret.
Ne luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare e te kalase se Janines, nga Shalesi moren pjese 34 luftetare. 17 prej tyre ,rane deshmore ne Gjolin e Janines.ne 1913.
Ne luften eVlores , ne 1920,moren pjese 27 luftetare nga Shalesi.
Ne periudhen midis dy luftrave boterore, nga Shalesi kishte tre anetare te shoqerise “Vatra”te Amerikes.
Ne luften N-Cl. Kane marre pjese 72 partizane.,11prej te cileve rane deshmore.
Shalesi ka kostumet e veta popullore burrash e grash te njohura deri ne festivalet folklorike Kombetare.Hedhesi i valles se Osman Takes (Taip Madani ) ishte banor i ketij fshati. Vajza te ketij fshati kane marre pjese ne festivale folklorike Kombetare, te zhvilluara ne Gjirokaster.

Shalësi, Konispol – VIDEO së shpejti


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit
Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante
Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.