Saranda Web i thotë JO ultimatumit të çensurës


 

AKEP gjatë paradites së sotme, pas një kërcënimi nga kryeministri Edi Rama, mes 44 portaleve që duhet të regjistroheshin në QKB ka publikuar edhe portalin SarandaWeb. Pavarësisht habisë për numrin e vogël të portaleve të përmendura, listimi i SarandaWeb ishte një ndjenjë përgjegjësie për ndjekësit tanë për vetë vëmendjen që i ka kushtuar personalisht kryeministri.
Por kjo kërkesë është e papranueshme për Saranda Web për disa arsye:
-Saranda Web nuk është e regjistruar në Shqipëri, por jashtë saj dhe nuk ka domain .al
-Saranda Web nuk ka zyra apo aktivitet ekonomik.
-Saranda Web funksionon si blog promovues për qytetin dhe zonën e Sarandës në mënyrë vullnetare dhe si i tillë nuk është një biznes fitimprurës.
-Lajmet dhe kronikat në Saranda Web janë rezultat i punës personale të gazetarit, i cili punon për një media kombëtare.
Në këto kushte ky ultimatum është i papranueshëm për Saranda Web dhe  refuzojmë t`i bindemi. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama publikon takimin me një të ri me aftësi ndryshe: Kërkoi të më takonte
Lexoni më shumë
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë
Oltion Çaçi premtoi rikonstruksionin e Kinoteatrit në 2026, tetori po mbyllet pa punime dhe pa tender
Lexoni më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.