Rrugë balte në Ksamil, banorët: Paguajmë taksa, por asnjë investim nga Bashkia

03/01/2114:37

Shperndaje:


Zona turistike e Ksamilit vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë. Një pjesë të rrugëve atje i mbulon balta sa herë ka reshje shiu. Banorët atje thonë se bashkia Sarandë nuk ua ka kthyer kurrë në investime taksat që paguajnë.
“Jam 16 vjeçe dhe nuk jam kthyer një herë në shtëpi e pastër siç kam dalë, por me baltë deri në gju. Kështu është katandisur Kasamili.”
Rrugët me baltë ku ecin banorët e Ksamilit janë dëshmi e mungesës së investimeve.
“Rruga është copë-copë, nuk ka vënë dorë njeri.”
Pas shirave, në brendësi të lagjeve bëhen gati të pakalueshme.
“Kemi kaq vite që jetojmë në këtë situatë.”

Edhe pse janë taksapagues të rregullt, bashkia e Sarandës thonë se nuk u është përgjigjur kërkesave për ndërhyrje në infrastrukturë.
“Kur ishte fushata, thanë do rregullojnë rrugën. Morën votat dhe ikën, mbaroi filmi.”

VIDEO https://youtu.be/h-vpKlF0j14

https://youtu.be/h-vpKlF0j14


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e
ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë
Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin
Po punonin te depozitat e karburantit, 39-vjeçari me djegie të rënda transportohet me helikopter

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.