Rojet bregdetare në Sarandë kapin 2 gomone greke në ujrat shqiptare


Policia Kufitare bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese !
Procedohen 2 shtetas grekë në gjendje të lirë, të cilët u kapen në flagrancë duke lundruar me njërin nga mjetet, me qëllim peshkimi në ujërat territoriale shqiptare.
Sot më datë 17.02.2017, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në drejtim të Ftelesë ka hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkon në ujërat tona, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, filluan kërkimet dhe u konstatua se:
Tek vendi i quajtur “Ishulli i Francezit” rreth 0.8 milje në ujërat tona u konstatua një mjet lundrues tip Gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin “ORIZON” me dy shtetas grekë në bord:
1- A.F., 41 vjeç
2- S.F., 13 vjeç (babë e bir).
Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, bëri të mundur kapjen në flagrancë të këtyre dy shtetasve grekë, si dhe bllokimin/sekuestrimin e mjetit lundrues, me dy motora të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP.
Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkimi i ndaluar”.
(Nenet 297 dhe 204, të Kodit Penal).
Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm.
Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues.IMG-20170217-WA0002

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.