Reagimi: Kjoskat në Bulevard i shpërndanë në militantë, miq dhe familjarë të tyre – VIDEO

Reagimi: Kjoskat në Bulevard i shpërndanë në militantë, miq dhe familjarë të tyre.

Partia Demokratike Sarandë ka reaguar në lidhje me shpërndarjen pa transparencë të kjoskave në Bulevard. Deklarata e kryetares së PD Sarandë Manjola Nikollo:

Të gjithë i presim me padurim festa e fundvitit dhe gëzojmë kur qyteti fillon të dekorohet dhe të shkëlqejë nga dritat shumëngjyrëshe.
Festat nuk kanë ngjyra politike,të gjithë ne duam ta ndiejmë atmosferën festive dhe ta shohim qytetin tonë sa më të bukur.
Por përtej propagandës që fshihet në dritat festive që kanë zbukuruar bulevardin e nën deklaratat bombastike për turizëm dimëror, Bashkisë së Sarandës nuk i ndahet shpirti nga “vesi” i këtij mandati të ri. Me vesin e, “qokave” po përfundon edhe 6 mujori i parë.

Në shëtitoren e Sarandës, Bashkia ka vendosur një numër të madh kioskash të drunjta në funksion të festave të fundvitit.
Sic thuhet, ato do i jepen me qera individëve dhe bizneseve për të shitur produktet e tyre përgjatë një muaji.
Po meqë vesi është ves, nga Bashkia nuk u bë publike asnjëhere se këto kioska do vendoseshin.
E nëse për këtë nuk e ka as detyrim ligjor e as moral, nga Bashkia as nuk u njoftua se kioskat e vendosura në shëtitore do të jepeshin me qera, për të nxitur kështu qytetarët apo bizneset të aplikonin.
Sigurisht që këtë njoftim nuk e bëri publik, por e shpërndau në zyra partie, administrate e kafene militantësh.

Ato kioska u vunë dhe madje edhe janë shpërndarë.
Kriteret e shpërndarjes sigurisht i di Bashkia e Partia, sepse në bazë të informacioneve tona, me aq emra sa kemi mundur të sigurojmë, qeramarrës na rezultojnë miq dhe familjarë të punonjësve të Bashkisë dhe administratës shtetërore ,kuptohet, asaj të majtë.
E kemi thënë qysh në fushatë, kjo është Bashkia e oligarkisë dhe sigurisht e partisë!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.