Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda

Një 31-vjeçar i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Destinacioni”, pasi në taksinë me të cilën udhëtonte u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet S. S. po udhëtonte nga Tirana drejt Mamurrasit dhe dyshohet se lëndën narkotike e kishte për shitje.

Pas informacioneve të marra për lëvizjen e tij, efektivët organizuan ndërhyrjen dhe ndaluan taksinë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 109 gramë, përfundon komunikata e Policisë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë