Rama: S’ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Do të zgjerohet harta e zonës së gjelbër

29/04/2015:39

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët po flet rreth lehtësimit të masave dhe asaj që pritet që të ndodhë. “Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale.

Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi.

3 mijë individë në paketën e parë nuk korrenspodojnë, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga. Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes” tha ai


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.