Rama: S’ka më leje për plazhe private për beach baret dhe restorantet, kthehen publike
Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike. Paralajmërimi u bë nga kryeministri në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim’ të cilin ia kishte dedikuar turizimit.
Shifrat e institucioneve në Shqipëri treguan rritje të numrit të turistëve. E kryeministri ka një përgjigje për ata që trumbetonin ‘plazhet bosh’ apo skeptikët e shifrave
“Këtë vit numrat janë shumë më të mëdhenj se vjet, por duke qenë se nga një anë u turrën të gjithë dynjaja e shezllone dhe e plazheve të shtronte shezllone pafundësisht, të shkonte nëpër plazhe që deri dje nuk ishin të përdorur, të vinte dhe atje shezllone e çadra e ndërkohë dynjaja e shërbimit të hapte bara e restorante, masa që shkoi në zonën e plazhit u fragmentua. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e atij volumi u shpërndanë kudo.
Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për restorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.
Çfarë paralajmëroi Rama?
Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse se ata kanë hotele, bëri të ditur Rama sot në podcastin e tij.
“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.
Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.
Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa’ tha Rama.
Bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan
Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar
“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë. Lezha është model se është polic ai kryetari i bashkisë së Lezhës (Shënim:. Shakaja është gjysma e së vërtetës. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një cmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet për të pastruar ajo shuma.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
14/09/2411:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
14/09/2411:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
14/09/2411:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
14/09/2411:47
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
14/09/2411:47