Rama: Rasti i përplasjes me armë në Sarandë është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Policisë

29/06/2113:39

Shperndaje:

Kreu i qeverisë e konsideron këtë ngjarje si një rast ulëritës për policinë e Sarandës, për të cilën tha se janë marrë të gjitha masat nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Në këtë rast nuk ka përgjegjësi gjykata, u shpreh Rama, por policia. Ndërsa theksoi se për këtë ngjarja është ndëshkuar struktura e policisë Sarandë.

“Rasti i Sarandës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye janë marrë masat dhe janë bërë goditje brenda policisë së shtetit

Rasti i Sarandës është përgjegjësi e policisë së shtetit.

Merr informacioni sa efektivë policie kanë shkuar para ligjit, sa policë janë hetuar nga ana administrative dhe pastaj penalisht si rezultat i punës së bërë nga SHCBA në Policinë e Shtetit.

Rasti i Sarandës është një rast ku nuk ka përgjegjësi as gjykata as media, as askush tjetër sa Policia e Shtetit.

Rasti i Sarandës është i pajustifikueshëm dhe struktura në Sarandë është ndëshkuar nga brenda policisë. Është ndëshkuar, janë marrë masa dhe merren masa vijimisht për raste të tilla.

Rasti i Sarandës është absurd. Nuk ka ndodhur në ndonjë cep.

Rasti i Sarandës është flagrant, ka ndodhur në qendër, pranë shëtitores, në një lokal me muzikë dhe me të gjitha. Është rast ulëritës për stukuarën e policisë Sarandë”, u shpreh Rama në konferencën me gazetarët.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.