Rama paralajmëron gjoba për bizneset. Ja kush rrezikon

04/05/2011:15

Shperndaje:


Të gjitha ato biznese të mëdha, të cilat tradhtojnë punonjësit e tyre dhe nuk aplikojnë për të marrë pagesën prej 40 mijë lekësh do të gjobitën. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, i cili thotë se kjo është e patolerueshme.

Në përgjigje të të  gjitha atyre punëtorëve, që janë larguar  nga puna deri në datën 10 prill, Rama thotë se biznesi i madh  do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur, duke mos aplikuar tek Tatimet për pagën.

Sipas kryeministrit pagën prej 40 mijë lekësh ia jep shteti punëtorëve dhe jo biznesi.

Paralajmërimi i kryeministrit Rama se do të gjobisë bizneset vjen pas ankesave dhe protestave të disa prej punonjësve nëpër rrethe, të cilët thonë se bizneset nuk kanë aplikuar  për pagën.

Statusi i plotë i Edi Ramës

Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu, në Ministrinë e Financave ose tek Tatimet, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!

Kjo është e patolerueshme!

Sot ne do të miratojmë një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhëtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta!

Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lek, do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur në këtë mënyrë të patolerueshme!

Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!

Ndërkohë vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish.

Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare.

Asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon! /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Print Stop Sarandë kërkon Punonjëse Zyre
Ndahet nga jeta drejtori i Ujësjellësit në Delvinë, Vasil Marga
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Intex Courier kërkon të punësojë punonjës për shërbimin e klientit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.