Qesharake! Ndodh në PD Sarandë: Do festohet humbja

01/08/1711:24

Shperndaje:


Qesharake! Ndodh në PD Sarandë: Do festohet humbja
Partia Demokratike pësoi humbjen më katastrofike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, një humbje që nuk ishte njohur as në vitin famëkeq 1997.
Menjëherë pas humbjes së thellë, shkaktari kryesor i së cilës ishte kryetari Lulzim Basha, ky i fundit nuk pranoi të japë dorëheqjen, por u shndërrua në qesharak, teksa mori sërish frenat e PD në një garë false e të manipuluar.
Qesharak në fakt nuk duket të jetë vetëm kryetari i PD, Lulzim Basha, por edhe të tjerët pas tij, të cilët duket se po përgatiten për të festuar humbjen katastrofike, ku PD së bashku me koalicionin përfshi këtu edhe PBDNJ, mori në Sarandë vetëm 21% të votave.
CityNews ka siguruar një mesazh të kryetarit të PD në Sarandë, Hariz Mema, i cili i fton të gjithë për të festuar në hotel “Tatzani”.
Në mesazhin e shpërndarë nga Sekretarja e Degës së PD Sarandë thuhet se do jetë të pranishëm në kokteil edhe deputetët, ku kryetari do t’i falënderojë për punën e bërë në zgjedhje, ku rezultati në fakt ishte më i ulëti i çdo rezultati zgjedhor.
“Pershendetje! Diten e merkure,date 02.08.2017 ora 20:00 tek Hotel “Tatzati”,Kryetari i PD Sarande z.Hariz Mema ju fton ne nje kokteil falenderimi per punen e bere ne zgjedhjet e Qershorit.Prezent ne kete koktei do te jene edhe Deputetet. Prezenca juaj na nderon! Me respekt Sekretare e Deges Matilda Qurku”, thuhet në mesazh, i cili është shpërdarë vetëm në një pjesë të anëtarëve të PD Sarandë/CityNews

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.