Qarkullonte me arme ne automjet, arrestohet

09/06/187:15

Shperndaje:


Policia e Sarandes ka arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një automjet.
Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.
Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë nje shtetas 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Pas kontrollit nga policia është konstatuar në lagjen ”Nr.1”, duke qarkulluar me automjet në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
arma e zjarrit pistoletë tip ”TT” si dhe automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, perfundon deklarata e policise.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.