PS Delvinë: Qeveria rriti ndihmën ekonomike, bashkia e përdor për qoka

23/02/1812:17

Shperndaje:


Partia Socialiste Dwga Delvine nepermjet nje deklarate akuzon bashkine e Delvines per ceshtjen e nderprerjes se ndihmes ekonomike dhe abuzime me te.
DEKLARATA :
Qeveria Rama rrit ndihmën ekonomike, Bashkia Delvinë e përdor për qoka.
Njësitë e pushtetit lokal janë përgjegjëse për analizën e nevojave dhe përzgjedhjen e përfituesve për Ndihmë Ekonomike.
Bashkia Delvinë, i cili është dhe institucioni përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit përkatës të ofrimit të ndihmës ekonomike për qytetarët, ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike qytetarët e mëposhtëm:
Mariglen Buzani
Ekleva Buzani
Fatmir Alikaj
Kristo Rakipi
Sulo Brahimi
Vasillaq Nikuli
Dritan Çuni
Tereza Nikuli
Liri Rakipi
Elona Majko
Rajmonda Rakipi
Thëllenxa Rakipi
Luljeta Rakipi etj…
duke komunikuar si justifikim faktin se personat nuk janë paraqitur pranë institucionit të Zyrës së Punës.
Por, pas konsultimit me keto qytetarë dhe verifikimeve të kryera në Zyrën e Punës rezulton se individët, të cilët pushteti vendor i ka përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike janë paraqitur rregullisht pranë këtij institucioni.
I bëj thirrje Bashkisë Delvinë të jetë trasparente në veprimtarinë e saj, të japë shpjegimet e duhura dhe dhe të vërteta rreth këtij vendimi, si për qytetarët apo këdo tjetër që përpiqet ta përdorë këtë situatë për arsye politike.
Nuk mund të luajmë politikisht me hallet dhe problemet e qytetarëve tanë, perfundon deklarata e PS Delvine.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.