Promovohet libri i Vangjel Agora “Aroma e një kohe që po ikën”

30/11/2112:23

Shperndaje:

Është promovuar sot në Sarandë libri kushtuar 60-vjetorit të Estradës së Sarandë “Aroma e një kohe që po ikën” e Autorit Vangjel Agora.

Cila “arome” valle?! Cila kohe?! Sigurisht, ajo e institucionit artistik kulturor me te rendesishem te Sarandes, Estrades Profesioniste, qe mbush 60 vjet. “Aroma” e nje historie te bukur,e nje arti te bukur, ku e qeshura, humori, hareja e mbushen kete qytet dhe i dhane permes skenes aq shume entuziazem, bukuri ekenaqesi!

“Aroma” e atyre qindra skegeve, kupleteve, parodive,kengeve, komedive muzikore, aktoreve, kengetareve, muzikanteve te talentuar, qe rrugeve te qytetit kane mbetur si spikama drite e tinguj, tretur ne fryme e ne shpirt. Dhe diku aty, ne breg te detit, buze mbremjes dhe shetitores teksa çapojme me te dashurit tane, ne bunacat dhe avujt e asaj ujane qe na mbush me jod e ffeski, ne mbamendjen e sarandioteve – ja, mu aty frymon edhe Ajo, kujtesa e estrades sone,e artisteve tane.

Nje kujtese e embel, kredhur ne mallin dhe nostalgjite tona. Por kujtesa, miqte e mi, pervec nostalgjive, mallit dhe pershpirtjeve, ka nevoje per pergamena, per shkrimin. Sepse kot nuk thote fjala e urte latine ‘Aerba vola, scripta mane” (“fjala fluturon, shkrimi mbetet”).

Fjala, germa eshte fuqia e Zotit, madje edhe libri i vjeter e thote: “Ne fillim ishte fjala E pra, na duhet kjo “fjale Nje fjale per vetveten. Dhe ky liber qe i kushtohet rrugetimit te Estrades Profesioniste te Sarandes, per ne eshte si ato pergamenat e kahershme, qe mbanin gjalle historine, kujtesen, diturite, mitet,religjionet, filozofine. FlALEN.

Ky aktivitet u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.