Prokurorja e Sarandës, kolegëve: do t’ju fus në burg, nga i pari deri tek i fundit

15/09/2421:09

Shperndaje:

Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërcënuar eprorin e saj dhe kolegët e Prokurorisë së Sarandës, duke u thënë: “do t’ju fus në burg nga i pari deri te i fundit” gjatë një përballjeje në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasi Drejtuesi i Prokurorisë ne date 29.7.2024, i kërkoi informacionin paraprak prokurores me qëllim vlersimin e rastit dhe marrjen e një vendimi për zëvendësimin ose jo të prokurorit  për vijimin e drejtimit të hetimeve të cështjes penale nr 380/2024

 

Ky detaj u zbulua nga drejtuesi i Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho një reagim të një shkrimi publikuar në Reporter.al.

 

Sipas Llaho-s, ky kërcënim është vetëm një shembull i qasjes konfliktuale të prokurores me kolegët dhe hetuesit, që e bënte të pamundur vazhdimin e saj në këtë çështje. Ai argumentoi se vendimi për ta larguar Sadikajn nga hetimi bazohej në konflikte personale, të cilat rrezikonin paanshmërinë e procesit hetimor.

 

Vendimmarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho e datës 8 gusht për zëvendësimin e Sadikajt, është bazuar mbi një kërkesë të një oficereje të policisë gjyqësore.

 

Besiana Sadikaj e kundërshtoi këtë vendim, duke pretenduar se ishte arbitrar dhe cenonte pavarësinë e saj si prokurore. Ajo kërkoi nga KLP që të shfuqizohej vendimi i Llaho-s, duke e cilësuar të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.

 

Në fund, KLP vendosi të pranonte ankesën e Sadikajt dhe shfuqizoi vendimin e Llaho-s, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të justifikuar njëanshmërinë e pretenduar nga ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO
Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Bujar Leskaj tërhiqet nga Partia Demokratike: “Do lë mandatin për t’i hapur rrugë brezit të ri politik”
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
Fisnik Selmani rrëfen vitet e punës mësues në Stjar, Delvinë – VIDEO
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.