Prangoset 68-vjeçari në Delvinë, përndoqi fqinjët për t’i detyruar të largohen nga shtëpia

26/04/2311:10

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka përndekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit K. M. dhe Zh. M. (bashkëshortë), me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin K. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.