Porti i Sarandës dhe Qafë-Bota vijojnë të mbeten të mbyllur pas vendimit të BE

01/07/206:58

Shperndaje:


Edhe pse 2 ditë më parë u njoftua për hapjen e pikave kufitare me Greqinë, nga Porti i Sarandës drejt Korfizit ditën e sotme nuk është nisur asnjë anije.
Bashkimi Europian zyrtarizoi listën me 14 vendet që do të lejohen të kenë qasje në shtetet anëtare pas 1 korrikut.
Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve të sigurta, për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike, e nga Ballkani Perëndimor do të pranohen vetëm shtetasit e Serbisë dhe Malit të Zi.

Lista u aprovua pas bisedimeve maratonë të ambasadorëve të vendeve të bllokut. Ndërkohë, udhëtimet drejt BE-së do të vazhdojnë të jenë të ndaluara për SHBA-në, Brazilin dhe Rusinë, ndërsa Brukseli është i gatshëm të hapë dyert për Kinën, por me kushtin që ajo të bëjë të njëjtën gjë për europianët.

Unioni do ta rishikojë listën e vendeve të sigurta pas dy javëve të para të korrikut.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier
Kolaps në sistemin e Tatimeve? Bizneseve u dalin këstet e Tatim Fitimit deri 10 herë më të larta
Çmimi i naftës 198 lekë/litër! Ministrja takon kompanitë, sekuestro e gjoba kush abuzon
Illyrian Boutique Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Oltion Çaçi premtoi zëvendësimin e pishave të thara deri në Shkurt – VIDEO
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.