Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe

17/08/2618:07

Shperndaje:

Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe. Në një kohë kur Policia përballet me pikëpyetje serioze për efektivitetin dhe me raste ku punonjës të saj janë hetuar apo akuzuar për shkelje të ligjit dhe lidhje me veprimtari kriminale, duket se ka gjetur një mënyrë shumë më të lehtë për të treguar se “po punon”: një dozë hashashi në një paketë cigaresh.

 

Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe

 

Në Qafë Botë, dy persona që udhëtonin drejt Greqisë janë ndaluar pasi gjatë kontrollit është gjetur një sasi e vogël cannabis sativa në çantën e njërit prej tyre. Rasti është shpërndarë menjëherë dhe në mënyrë informale në media, sikur të ishte goditur ndonjë linjë e fuqishme trafiku ndërkombëtar.

 

Askush nuk kërkon që Policia të tolerojë shkeljen e ligjit. Por është groteske që një institucion që duhet të luftojë krimin e organizuar, trafikun dhe korrupsionin të kërkojë medalje mediatike për një dozë hashashi.

 

Policia nuk pastrohet nga problemet e saj duke prodhuar “suksese” me përdoruesit. Besimi fitohet duke goditur të fortët, trafikantët dhe çdo uniformë që shkel ligjin apo bashkëpunon me krimin.

 

Me një dozë hashashi është e lehtë të tregosh dhëmbët. Tregojini aty ku krimi ka pushtet, para dhe lidhje. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

EL GRECO po vjen në Sarandë dhe kërkon të punësojë staf
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës/e në Kuzhinë
Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.