Policia e Sarandës: Kemi arrestuar hajdutin e marketeve

26/12/1722:28

Shperndaje:


Sarandë

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin :

Ardit Shehu, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ”Nr.3”, me qëllim vjedhjen e tyre.

Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen.

Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.

Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.