Po vjen Basha, demokratët e Sarandës dhe Delvinës fillojnë festën

16/04/2115:07

Shperndaje:


.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë ditën e nesërme në Delvinë dhe Sarandë për takimet e radhës në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ashtu si në të gjitha qytetet ku zhvillon takime, edhe në Sarandë dhe Delvinë demokratët kanë filluar përgatitjet për pritjen e Lulzim Bashës me automjete dhe flamuj në Qafën Muzinës dhe grumbullimi i sa më shumë njerëzve për ta pritur në hyrje të qyteteve dhe në sheshe, ku si zakonisht Basha pritet të hipi mbi makinë dhe të mbajë fjalim.

Për të krijuar një atmosferë sa më pompoze, demokratët kanë filluar edhe vendosjen në automjetet e tyre të borive të fuqishme dhe është urdhëruar çdo demokrat të lajë automjetin dhe të kontrollojë funksionimin e borisë së makinës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti Management kërkon ekonomist, shef kuzhine, magazinier, ndihmës ekonomist & koordinator rezervimesh
African Beach në Sarandë kërkon staf për restorantin
EVAL HOTEL kërkon Banakier/e, Kamarier/e & Zgarist. Ofrohet akomodim
Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit
Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.