Pedagogët u bashkohen nxënësve dhe studentëve në protestë, ftojnë edhe prindërit të dalin në mbështetje

Pedagogët u bashkohen nxënësve dhe studentëve në protestë, ftojnë edhe prindërit të dalin në mbështetje

Protestës së nxënësve dhe studentëve përpara Universitetit Politeknik në Tiranë i janë bashkuar edhe pedagogët. Ata kanë ftuar gjithashtu prindërit të mbështesin të rinjtë, duke kërkuar një angazhim më të gjerë qytetar përballë dhunës policore dhe shqetësimeve të ngritura nga protestuesit.

Rreth 1 mijë pedagogë kanë firmosur një peticion me pesë pika, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve dhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Pjesë e thirrjes së tyre është edhe bashkimi i qytetarëve me protestuesit. Njëkohësisht, pedagogët u kërkojnë pjesëmarrësve të mos dëmtojnë pronën publike dhe private, duke mbështetur zhvillimin paqësor të protestave.

Ftesa drejtuar prindërve synon të zgjerojë mbështetjen për nxënësit dhe studentët. Mbrojtja e të rinjve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar janë përgjegjësi që shkojnë përtej auditorëve dhe oborreve të shkollave.

Bashkimi i pedagogëve shton presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë përgjigje kërkesave të protestuesve dhe për të mbajtur përgjegjësi për dhunën policore. Zëri i tyre e bën edhe më të qartë se shqetësimi për trajtimin e të rinjve nuk mund të anashkalohet me akuza dhe etiketime politike. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.