1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë menjëherë dhunën

Kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama po artikulohet edhe nga auditorët universitarë. Një peticion i firmosur deri më tani nga rreth një mijë pedagogë bashkon mbështetjen për studentët me një qëndrim të prerë kundër dhunës policore dhe kërkesën për një qeveri kujdestare. “Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve tanë”, pedagogët kërkojnë që kryeministri të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit përmes dorëheqjes. Sipas deklaratës, qeveria kujdestare duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Paralajmërimi më i drejtpërdrejtë u drejtohet uniformave blu: të ndalojnë menjëherë dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm. Pedagogët u kujtojnë efektivëve se përgjegjësia për veprimet e dokumentuara nuk zhduket pas urdhrave të eprorëve. “Ata që ju japin këto urdhëra sot, nesër do t’i mohojnë”, thuhet në peticion, ku theksohet se filmimet e qytetarëve dhe mediave kanë dokumentuar veprimet në terren.

Deklarata e plotë
Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve tanë dhe shkelja e dëshmuar e të drejtave të njeriut gjatë protestës, ne një grup pedagogësh:
1. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
2.⁠ ⁠I bëjmë thirrje policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit që të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojë të zbatojë urdhëra të paligjshëm. Mos harroni se ata që ju japin këto urdhëra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju që jeni dokumentuar nga filmimet e qytetarëve dhe mediave.
3.⁠ ⁠I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë që të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve, njësoj siç respektohen të drejtat e qytetarëve në vendet tuaja.
4.⁠ ⁠I bëjmë thirrje protestuesve që të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private për t’i hequr çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.
5.⁠ ⁠I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, që njësoj si në 1991 t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre. Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë. Saranda Web  LISTA E FIRMËTARËVE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.