Pasi t`i hedhim lopatat e dheut, dikush duhet të japë llogari për Elonen – Nga Englantina Nikollaj

06/09/2010:26

Shperndaje:


Kush dhe pse ia hoqen asaj nga preheri femijen 12 vjece per tia dhene perkujdesjen dhe pergjegjesine e rritjes babait, qe jetonte jashte vendit.
Cili gjyqtar/e paska qene kaq i pandjeshem dhe kaq i papergjegjshem sa tia heqe nga duart nenes te mituren, e cila me gjase deri me tani ishte rritur ne prezencen e saj.
Ciles psikologe iu erresuan syte dhe i rekomandoi gjykates qe femija ti lihej babait?
Si e ka argumentuar ajo rekomandimin (komisioni perkates i Urdhrit te Psikologut mbase duhet ta shqyrtoje kryesisht si rast).
Nese parimi i nje raporti psikologjik eshte interesi me i larte i femijes, si e ka vleresuar psikologia, me cilin prind ishte ne interes te saj rritja dhe edukimi?
Me cfare argumenti nuk i besohet rritja e nje vajze 12 vjece nje nene te arsimuar dhe te punesuar ne nje institucion bankar?
A eshte marre parasysh afeksioni dhe vullneti i femijes se me cilin prind deshiron te rritet?

Nese ajo ka zgjedhur babain, a e ka vleresuar psikologia nese kemi te bejme me nje rast alienimi dhe nese vullneti i femijes eshte ndikuar nga joshja dhe presioni i prindit tjeter!?

Nese femija ka zgjedhur nenen, si eshte e mundur te behen afera dhe pazare ne kurriz te saj dhe te nje gruaje 37-vjecare, te pafuqishme perpara nje trupe gjykuese e cila mesa duket po punon per ditet e fundit para se te paraqitet ne organet e vetingut!
A eshte vleresuar nese eshte ne interes te femijes ndryshimi i menjehershem i ambientit social ku eshte rritur, ndarja nga nena ne nje moshe te tille, ndarja nga shoqet, ndryshimi i shkolles etj etj… Jam pa fjale!

Dje jam perlotur teksa mendoja nenen fatkeqe e cila ne kushtet e nje tronditje te forte psikologjike nuk mendoi asgje tjeter por te jepte jeten per femijen e saj.
Po si mundet, si mundet te mos mendonit minimalisht se nje femije, aq me teper e gjinise femer dhe ne moshe thuajse adoleshente, e ka me te nevojshme figuren dhe prezencen e nenes ne jeten e saj? Se shume problematika qe kane te bejne me zhvillimim, moshen dhe nevojat specifike te saj, ajo nuk mundej kurresesi ti diskutoje me babain vecse me nenen?

Se nje nene mund ti marresh femijen vetem ne rastet e nje semundje psikike te rende. Jam pa fjale dhe shume pyetje kam ne koke per kete rast…. Nje gje di; Ajo grua fatkeqe nuk u veteflijua, por e vrane!

Nga Englantina Nikollaj


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbushi makinën me naftë dhe iku pa paguar, shpallet në kërkim – VIDEO
Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë
Shfrytëzonin një vajzë të mitur 16 vjeç, prangosen 2 gra në Sarandë – VIDEO
Manjola Nikollo mesazh për qytetarët e Sarandës: Dua t’ju përfaqësoj në Parlament
NJOFTIM PUNE NË MARKATA DON PESHK, SARANDË
Dhuna ndaj Arben Çipës/ Prokuroria e Sarandës: Të lirohet menjëherë!

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.