Pas tunelit të rrugës Kardhiq – Sarandë, Gjoka fiton edhe tunelin e Llogarasë

02/03/2119:35

Shperndaje:


.
Ministria e Infrastrukturës ka hapur ofertat e kompanive që kërkojnë të ndërtojnë Tunelin e Llogorasë, pas disa shtyrjeve si rrjedhojë e ankesave të operatorëve konkurrues mbi kriteret e garës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se është Gjoka Construction kompania që ka dhënë vlerën më të ulët financiare mes 6 kompanive në garë. Kompania që po ndërton me sukses edhe rrugën e arbrit, ka dhënë një ofertë që është 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.
Gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë u shpall më 19 qershor të 2020-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kompania austriake IC Consulting do të shpallej fituese për projektimin e tunelit.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe i cili nis nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. Kjo vepër do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë euro.
Çmimi i ulët i dhënë nga kompania shqiptare gjoka konstruksion e favorizon këtë kompani e cila aktualisht është duke ndërtuar rrugën e arbrit.
Pak ditë më parë përfundoi edhe lidhja e urës së vashës, një projekt shumë sfidues, ndërsa po vijon me shpejtësi ndërtimi i rrugës. Tunelet kanë përfunduar dhe në disa pjesë të rrugës janë duke u asfaltuar. /Top Channel


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.