Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës

Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës 

 

Një ankesë e mbërritur në redaksinë e Saranda Web bëri publike historinë e dy fëmijëve që prej rreth gjashtë muajsh nuk ndiqnin shkollën, duke mbetur jashtë procesit mësimor për shkak të mosregjistrimit në shkollën “Adem Sheme”.

 

 

Bëhet fjalë për dy nxënës, njëri i klasës së dytë dhe tjetri i klasës së tetë, banorë të Rrugës 5 në Sarandë. Prindi i tyre kishte ndjekur të gjitha procedurat ligjore për regjistrimin, përfshirë aplikimin përmes sistemit e-Albania, por pa marrë asnjë përgjigje për muaj me radhë.

 

Sipas ankesës, familja ishte paraqitur disa herë pranë shkollës, por fëmijët nuk ishin pranuar. Madje, vetëm pak ditë përpara publikimit të rastit, drejtori i shkollës i kishte kërkuar prindit që të shkonte sërish në Borsh, me arsyetimin se aty kishte jetuar më parë, ndonëse familja jeton aktualisht në Sarandë prej më shumë se një viti.

 

Pas publikimit të këtij rasti, burime të Saranda Web informojnë se  çështja është parë personalisht nga Ministria e Arsimit Mirela Kumbaro. Me urdhër të ministres së Arsimit, një grup inspektimi nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Fier ka ardhur në Sarandë për të verifikuar rastin dhe për të ndërhyrë menjëherë.

 

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje, dy fëmijët janë regjistruar dhe ditën e hënë do t’i rikthehen normalisht procesit mësimor, duke i dhënë fund një situate absurde që i kishte mbajtur larg bankave të shkollës për rreth gjashtë muaj.

 

Saranda Web shpreh falenderimet ndaj ministres së Arsimit dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë që reaguan menjëherë dhe me përgjegjësi, si dhe u uron dy nxënësve suksese në mësime.

 

Zgjidhja e këtij problemi është një lajm i mirë, por njëkohësisht shtron nevojën që raste të tilla të mos presin ndërhyrjen mediatike për t’u zgjidhur.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.