Bizneset turistike në Sarandë në alarm: Ndërprerjet e energjisë po dëmtojnë sezonin turistik
Bizneset turistike në Sarandë në alarm: Ndërprerjet e energjisë po dëmtojnë sezonin turistik. Një grup biznesesh turistike në Sarandë kanë kontaktuar në Saranda Web me një shqetësim të përsëritur që, sipas tyre, po kthehet në një problem serioz në kulmin e sezonit veror: ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike.

Pronarë hotelesh, restorantesh, apartamentesh turistike dhe aktivitetesh të tjera të lidhura me turizmin thonë se çdo ditë përballen me mungesë energjie për periudha të konsiderueshme, duke vështirësuar funksionimin normal të bizneseve të tyre.
Sipas tyre, ndërprerjet ndikojnë drejtpërdrejt në shërbimin ndaj klientëve, pasi pajisjet elektrike dalin jashtë funksionit, sistemet e ftohjes dhe ruajtjes së produkteve rrezikojnë të dëmtohen, ndërsa turistët mbeten pa shërbime bazë gjatë qëndrimit të tyre.
“Jemi në mes të sezonit turistik dhe nuk mund të ofrojmë standardin që kërkojnë vizitorët. Kjo situatë po na shkakton humbje ekonomike dhe po dëmton imazhin e destinacionit”, shprehen bizneset në mesazhin e dërguar.
Ata theksojnë se turistët që kanë zgjedhur Sarandën dhe rivierën shqiptare për pushimet e tyre përballen me kushte të papranueshme për një zonë turistike, duke rritur pakënaqësitë dhe ankesat ndaj operatorëve turistikë dhe strukturave akomoduese.
Bizneset kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me energji elektrike, duke argumentuar se një problem i tillë nuk mund të vazhdojë gjatë periudhës më të rëndësishme ekonomike të vitit për qytetin.
“Turizmi nuk mund të zhvillohet në errësirë. Nevojitet veprim i menjëhershëm”, përfundon reagimi i tyre.
Saranda Web mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim zyrtar nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike lidhur me këtë shqetësim të ngritur nga bizneset turistike të qytetit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
10/06/2613:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
10/06/2613:59
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
10/06/2613:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
10/06/2613:59
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
10/06/2613:59