Pas prezantimit të projekteve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit reagon Partia Demokratike Sarandë

19/10/2212:43

Shperndaje:

U tha se konkludimet e projekteve te Fondit te Zhvillimit jane bere me publikun por aty ishin vetem militante dhe punonjes bashkie.

Qyteti ju perket te gjitheve e jo disave.

Kush jane ato grupe interesi me te cilat qenkan konsultuar keta ekspertet e Fondit te Zhvillimit, qe ju paskan aprovuar zvogelimin e siperfaqeve publike dhe ngushtimin e rrugeve ekzistuese?

Saranda ka nevoje emergjente per zgjidhjen e problemit te parkimit sepse sezoni turistik e kolapson qytetin.

Saranda ka nevoje drastike per zgjatimin e bulevardit sepse kjo siperfaqe e vogel qe kemi nuk mjafton.

Saranda ka nevoje per  rruge te reja , shkallare , hapesira publike , lulishte, kende lojrash ….etj.

Ndersa keta propozojne te ngushtojne rruget ekzistuese,

  • zero zgjidhje per parkimin,
  • zero zgjidhje per hapesira te reja te gjelberta,
  • zero zgjidhje per ambjente te reja sportive.

Dhe per ti vene kapakun po sjellin terminalin e autobuzave ne qender te banuar duke na shtuar fluks trafiku brenda ne qytet.

Rruga Skenderbej do te shtrohet me pllaka guri si te bulevardi por ajo pllake nuk eshte as cilesore dhe as e bukur dhe rruga e pare eshte bere e zeze.

Kesaj keta i thone harmonizim, do ngushtojne dhe rrugen thone duke mos lejuar parkim…..

Pyetje po mire sens estetike skane por makinat ku do i parkojne njerzit?

Ne kemi problem ngarkesen e trafikut ne qender dhe mungesen e parkimit,ndersa keta do investojne qe te na perkeqesojne situaten ne Rrugen Skenderbej?

Kush eshte koncepti tyre, permiresimi situates aktuale apo shperdorimi fondeve pa evidentuar eficencen e tyre reale?

Barcaleta e radhes eshte ajo e bregut perendimor ku do investohen ne disa kurora bukoviljesh dhe do behen disa rruge me kalldreme duke u perpjekur te na mbushin mendjen se keto do jene atraksion turistik.

Ne fakt kjo nuk zgjidh asgje ne lidhje me aksesin ne plazh te banoreve te Sarandes dhe turisteve,

perkundrazi veshtiresohet aksesi dhe betonizohet abuzimi me plazhet publike te cilat ne masen me te madhe trajtohen si placke e disave.

Kjo nuk eshte zgjidhje por tallje!

PERSA I PERKET SHESHIT EVROPA DHE FASADAVE:

Fasadat do te korrigjohen dhe do lyhen vetem pjeset e dukshme nga rruga. Dmth aq sa shikon vjerra.

Do qeshi bota me ne sepse godinat do te jene me nje faqe te lyer si duan projektuesit dhe 3 te tjerat si jane sot.

Dhe kesaj katandie e barcolete keta i thone transformim,pamvaresisht se dukshem eshte thjesht tallje.

Nga rruge me 2 kalime rr. Mitat Hoxha do behet vetem me 1 kalim pa u menduar fare qe eshte nje rruge qe i sherben nje pjese te qytetit shume te ngarkuar me banore ,turiste dhe plazhiste sepse eshte rruga e pare paralele me vijen bregdetare.

Ne vend te behet bulevardi anes detit keta propozojne ngushtimin e rruges ekzistuese e cila eshte shume pak edhe nqs do te ishte me 2 korsi.

Projekt i cili perkeqeson jeten e qytetareve dhe demton rende turizmin.

Nuk e di ku i gjejne argumentat keta ekspertet e tyre, se rregullim i jetes se qytetit nuk eshte kjo, madje te cilen fare mire mund ta quaja thjesht shperdorim fondesh.

Fushat duhet te behen te reja , Saranda ka po aq ambjente sportive sa kishte para 30 viteve qe ishte sa 1/3 popullsise qe eshte sot.

DEFINITIVISHT AJO QE KUPTUAM ESHTE SE DEGJESA ME PUBLIKUN BEHET PER TE THENE QE U BE SEPSE ESHTE BERE TENDERI QE NE DATE 3.10.2022.

INVESTIMET QE PO BEHEN NUK ZGJIDHIN ASNJE PROBLEM TE RENDESISHEM TE SARANDES, POR PERKUNDRAZI PERKEQESOJNE SITUATEN PER TRAFIKUN , PARKIMET AKSESIN NE PLAZH ETJ….

KETO INVESTIME TE PARAQITURA NGA Fondi SHqiptar I ZHvillimit JANE THJESHT INVESTIME SHPENZIMESH BUXHETESH DHE JO ZGJIDHJE PROBLEMATIKASH REALE SEPSE NUK ZGJIDH ASGJE :

  • AS PROBLEMIN E PARKIMIT QE DUHET BERE.
  • AS PROBLEMIN E BULEVARDIT QE DUHET ZGJATUR.
  • AS PROBLEMIN E SHKALLAREVE QE DUHET TE ZGJATEN DHE SHTOHEN.
  • AS PROBLEMIN E GJELBERIMIT QE DUHET SHTUAR.

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.