Pas arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, jep dorëheqjen drejtori i IKMT

Pas arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, jep dorëheqjen drejtori i IKMT. Pas zhvillimeve të fundit në Sarandë lidhur me ndërtimet pa leje dhe zaptimin e hapësirave publike, janë thelluar masat administrative dhe disiplinore ndaj institucioneve përgjegjëse për kontrollin e territorit. Pas arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë në Sarandë, nga detyra është larguar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së Vlorë, Elton Caslli.

 

 

Burime bëjnë me dije se Caslli ka paraqitur dorëheqjen pas nisjes së procedurave për marrjen e masave administrative nga IKMT qendrore, për shkak të mos ushtrimit të detyrave funksionale dhe pasojave të krijuara në territor si pasojë e mosveprimit institucional.

 

Ndërkohë, mësohet se procedurë disiplinore është inicuar edhe ndaj Përgjegjësit të Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës, Xhovalin Hoxhaj, në kuadër të verifikimeve që po kryhen për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe reagimin ndaj ndërtimeve pa leje në zonë.

 

Këto zhvillime vijnë menjëherë pas takimit të zhvilluar në Sarandë nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili pati një qëndrim të ashpër ndaj institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në territor. Në fokus të takimit ishin problematikat që lidhen me ndërtimet pa leje, zaptimin e hapësirave publike dhe mosreagimin institucional.

 

Gjatë fjalës së tij, ministri Lamallari kërkoi përgjegjësi direkte nga strukturat e Policisë së Shtetit, IKMT dhe IMT, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo forme paligjshmërie.

 

“Dilni për Zot përgjegjësisë, që ju është dhënë. Ne nuk mund të lejojmë të cënohet diçka që është më e madhe. Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional. Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe”, u shpreh ministri gjatë takimit në Sarandë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë