Lamallari dhe Hita ultimatum të prerë ndaj Policisë në Sarandë: Luftoni bandat
Lamallari dhe Hita ultimatum të prerë ndaj Policisë në Sarandë: Luftoni bandat
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita kanë zbarkuar sot në Sarandë me një mesazh të prerë dhe paralajmërues për çdo zyrtar, polic apo institucion që mbyll sytë përballë paligjshmërisë në bregdet. Në një takim të zhvilluar me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, IMT, IKMT, Policinë Bashkiake dhe administratën vendore, Lamallari e bëri të qartë se nuk do të ketë më tolerim për ndërtimet pa leje dhe për ata që bashkëpunojnë me to.
Me tone të ashpra, ministri deklaroi se Saranda dhe gjithë bregdeti shqiptar janë pasuri kombëtare dhe nuk mund të trajtohen si prona private nga individë apo grupe interesi. Ai kritikoi drejtpërdrejt neglizhencën dhe vonesat e institucioneve, duke theksuar se reagimi duhet të vijë në momentin e parë të shkeljes dhe jo “kur betoni ka shkuar 7 kate”.
“Saranda dhe gjithë bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare. Nëse dikush mendon që interesat publike mund të rreshtohen në kufijtë e vetjakes, e ka shumë gabim. Reagimi i shpejtë i policisë dhe strukturave të mbikëqyrjes ishte mesazhi i parë për javën për të treguar që nuk mund të jetë një lojë dhe ne të presim sa të ndërtohet betoni 7 kate”, deklaroi Lamallari.
Ai foli edhe për arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të Komisariatit të Sarandës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia nuk mbaron vetëm te ndërtuesit pa leje, por edhe te ata që kanë lejuar, toleruar apo “flirtuar” me paligjshmërinë.
“Kjo kërkon një hetim të thelluar. Përveç përgjegjësisë direkte të atyre punonjësve që kanë flirtuar me paligjshmërinë, ky mesazh vlen për çdo cep të bregdetit shqiptar. Ka vetëm dy rrugë për këdo që ka detyrë të zbatojë ligjin: ose ta bëjë detyrën me nder, ose të përballet vetë me pasojat”, u shpreh ministri.
Lamallari ngriti gjithashtu shqetësimin për sigurinë publike, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohen as fenomenet e rrezikshme në rrugë, armëmbajtja pa leje apo sjelljet që cenojnë rendin publik.
“Kjo është arsyeja pse kolegët tuaj sot nuk janë në tavolinë, por po përballen me drejtësinë”, deklaroi ai para uniformave blu në Sarandë.
Po aq i fortë ishte edhe mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, i cili tha se uniforma e policisë nuk mund të përdoret si mburojë për shkelësit e ligjit.
“Ndihem i keqardhur dhe i vendosur përpara kësaj sfide të madhe ku në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit janë arrestuar punonjës dhe drejtues. Është e papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit”, deklaroi Hita.
Kryepolici kërkoi bashkëpunim maksimal nga të gjitha institucionet për evidentimin dhe goditjen e çdo ndërtimi pa leje, jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë territorin e vendit, ndërsa paralajmërimet nga Saranda duket se shënojnë nisjen e një aksioni të fortë ndaj paligjshmërisë në bregdet. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
19/05/2619:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
19/05/2619:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
19/05/2619:58
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
19/05/2619:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
19/05/2619:58