Reklamë I Love Orange

Referendumi për Sali Berishën brenda Partisë Demokratike në Sarandë

Referendumi për Sali Berishën brenda Partisë Demokratike në Sarandë.

Zhvillohet sot ai që konsiderohet si një “referendum” brenda Partisë Demokratike, ku anëtarësia po voton për kryetarin e PDSH-së, Sali Berisha. Procesi i votimit është hapur edhe në Degën e Partisë Demokratike në Sarandë dhe po zhvillohet me fletëvotime ku anëtarët kanë mundësinë të shprehen “Pro”, “Kundër” ose “Abstenim”.

 

 

Ky votim vjen vetëm 3 muaj pas zgjedhjeve për kryetarin e degës lokale të PD-së, ku pjesëmarrja rezultoi tepër e ulët. Në atë proces morën pjesë vetëm 215 anëtarë nga rreth 1280 emra të regjistruar në lista.

 

Ndërkohë, në votimin e sotëm numri i anëtarëve në listën e Partisë Demokratike Sarandë është reduktuar ndjeshëm në 870 persona, duke hequr nga listat 410 anëtarë. Sipas informacioneve, nga listat janë hequr anëtarë që janë larguar nga Partia Demokratike ndër vite, si edhe persona që kanë ndërruar jetë.

 

Procesi i sotëm shihet si një test i rëndësishëm për mbështetjen reale që gëzon Sali Berisha brenda anëtarësisë demokrate. Saranda Web

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44