Pas 7 orësh seancë, Gjykata jep vendimin për 4 drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë

19/05/2618:02

Shperndaje:

Pas 7 orësh seancë, Gjykata jep vendimin për 4 drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth shtatë orë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj katër drejtuesve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

 

Pas 7 orësh seancë, Gjykata jep vendimin për 4 drejtuesit e Policisë Sarandë

 

Prokuroria, e përfaqësuar nga prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për një afat 45-ditor ndaj Gëzim Bashllari dhe Robert Culli, periudhë gjatë së cilës organi i akuzës pritet të paraqesë prova shtesë mbi të cilat mbështeten akuzat. Ndërkohë, për Ajdin Islamaj dhe Andi Duro u kërkua masa “arrest në shtëpi”.

 

Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesat e Prokurorisë, duke argumentuar se arrestimet e klientëve të tyre janë të paligjshme dhe të pambështetura në prova të mjaftueshme. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të katër drejtuesve të policisë, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masave shtrënguese të sigurisë.

 

Në sallën e gjyqit kanë dhënë deklarimet e tyre edhe vetë katër drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata janë shprehur para trupës gjykuese se janë të pafajshëm dhe se kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin.

 

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë, por duke caktuar masën “arrest me burg” për 30 ditë ndaj Gëzim Bashllari dhe Robert Culli, ndërsa për Ajdin Islamaj dhe Andi Duro u vendos masa “arrest në shtëpi”.  Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina
Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.