OSHEE tender për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë në Sarandë dhe Delvinë

12/11/2022:11

Shperndaje:


142 milionë lekë për ‘eliminimin’ e lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë / OSHEE shpall tenderin për aksin Sarandë – Delvinë
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSHEE ka shpallur tenderin me fond 142.4 milionë lekë për ndërtimin e linjave të energjisë elektrike në zonën Sarandë – Delvinë. Sipas relacionit teknik, ky investim kryhet për të përjashtuar fenomenin e lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë.
“Në Agjencinë Delvinë në zonën e fshatrave të aksit Sarandë – Delvinë që pas viteve ‘90 ka pasur një zgjerim të madh si pasojë e ardhjes së njerëzve pranë zonave të ulëta dhe rritjen e popullsisë së këtyre zonave ka më shumë mundësi për abuzim me rrjetin nga ana e abonentëve. Prandaj do të ishte tepër me leverdi investimi me linja me kabëll ABC në këto zona çka do të shmangte abuzimet me energjinë elektrike” specifikohet më tej në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.

Sipas detajeve teknike, në këto zona, një pjesë e linjave sidomos pas viteve ‘90 janë ndërtuar nga vetë banorët dhe jashtë kushteve teknike, pasi janë ndërtuar me profile metalike dhe druri që nuk janë shtylla të mirëfillta.

“Në Agjencinë Delvinë, zonën e fshatrave të aksit Sarandë-Delvinë është një zonë e cila ka marrë një zhvillim të madh vitet e fundit lidhur kjo si me zhvillimin e bizneseve, por dhe afërsinë që kanë me dy qytetet kryesore Sarandë dhe Delvinë. Tjetër faktor tepër i rëndësishëm që pritet ta zhvillojë këtë zonë dhe më tepër duke rritur ndjeshëm dhe kërkesat për energji elektrike është ndërtimi i rrugës kombëtare Kardhiq-Delvinë e cila kalon përmes pjesës më të madhe të këtyre fshatrave. Me zhvillimet infrastrukturore ritet dhe kërkesa për energji elektrike dhe kjo me parametra optimale” specifikohet më tej.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 14 dhjetor, me një afat kohor për ekzekutim 6 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.