Operacioni Çifliku/ U kap duke transportuar 4 emigrantë me automjet, arrestohet

23/05/2211:09

Shperndaje:

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Çifliku”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-T. D., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Çiflik, Konispol, duke transportuar në automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.