OMONIA: manastiri i Kakomesë dhe Shën Gjergjit u jepen oligarkëve për “investime strategjike”

14/03/2419:03

Shperndaje:

Pasuria kishëtare dhe e manastireve mbetet e shtetëzuar në duart e Qeverisë për t’ia vënë në dispozicion “investitorëve strategjikë” të oborrit të saj. E pafytyrë deklarata e djeshme e Kryeministrit lidhur me zhvillimet në Manastirit e Deçanit në Kosovë, thuhet në reagimin e OMONIA.


Dje autoritetet shtetërorë të Kosovës, përmes tratativash të posaçme të Qeverisë së SHBA dhe duke e lidhur çështjen me procesin në zhvillim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendosën sipas edhe vendimit respektiv të Gjykatës së atjeshme Kushtetuese, regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash në pronësi të Manastirit të Visoki Deçanit.

U ngut të pozicionohet dhe përshëndes këtë zhvillim edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili për shkak të situatës që mbizotëron me kthimin dhe sanksionimin juridik të elementëve pasurorë të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duhej të ishte i fundit person me të drejtën e fjalës. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përfshin në gjirin e saj dhe mban përgjegjësinë e baritimit shpirtëror të gjithë pjesëtarëve dhe komuniteteve të Minoritetit Etnik Grek, vijon të privohet nga vendet e saj të shenjta të adhurimit, pasurish në toka bujqësore dhe kryesisht sipërfaqesh me vlerë të paçmuar të Manastireve historikë. Pasuri e cila faktohet si historikisht ashtu siç provohet edhe juridikisht.

Është realisht tallje kur në momentin që prona të Manastirit të Shën Gjergjit në Çukë shndërrohen në truall për ngrehina turistike mbi tokë të grabitur, Manastiri i Tërëshenjtës Mari në Kakome është i rrethuar dhe e pamundur akoma edhe aksesi i besimtarëve në të, në zonën e Manastirit të Shën Theodhorëve në Dhërmi të jenë aq të shumta abuzimet pronësore, Kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte si ai që u përmend.

Rastet që referuam nga njëra anë janë më tregueset për situatën por numerikisht shumë pak në krahasim me realitetin e intrashigjencës së shtetit për të sanksionuar në dobi të Kishës gjithë ato sa u shtetëzuan në periudhën e persekutimit ateist.

Ndërkaq rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull indikues për trajtimin e padrejtësisë në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke kushtëzuar proceset e integrimit Europian me rehabilitimin përfundimtar dhe pa ngurrime pretekstuale në fushën e pasurisë kishëtare dhe të manastireve, përfundon reagimi i OMONIA


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.