Oficerët e BKH-së ‘zbarkojnë’ në kadastrën e Vlorë, në kërkim të pronave të prokurorit të arrestuar Sali Hasa

24/09/2110:19

Shperndaje:

Oficerët e BKH-së ‘zbarkojnë’ në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se oficerët e BKH-së, kanë zbarkuar në zyrat e kadastrës për të verifikuar nëse prokurori i Sarandës Sali Hasa, i cili është arrestuar pak kohë më parë për korrupsion, ka prona të regjistruara në hipotekë. Sakaq efektivët policie kanë mbërritur në kadastrën e Vlorës, por nuk dihet ende arsyeja.

Ndërkohë që ditën e sotme u njoftua ndryshime në krye të Kadastrës së Vlorës. Në vend të Klodian Trocit, është emëruar Reinard Meta. Drejtorët e Kadastrës se Vlorës në vitet e fundit janë ndërruar vazhdimisht. 14 drejtorë kanë ndërruar në vetëm dy vitet e fundit, qysh prej shtatorit të 2019. Klodian Troci ka qëndruar në detyre gati 9 muaj, ndërkohë që ka pasur prej tyre edhe drejtorë që kanë ndenjur vetëm 3 ditë në detyrë.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet përkujdesës/e për një 94-vjeçar. Ofrohet apartament i veçantë për qëndrim
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, Policia shoqëron autorin
NENI Fish & Grill kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e për Turnin e Pasdites
Kërkohet një kujdestare gjatë natës për një grua të moshuar në Sarandë
Transporti urban drejt terminalit kthehet në problem, pa orare dhe me pritje të gjata
Ndahet nga jeta Thanas Xhani, agronomi i njohur i Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.