Nxënës nga 5 shkolla të Sarandës vizitë për të pikturuar Butrintin

21/04/2320:02

Shperndaje:

VEPRIMTARI INTERESANTE E PESË SHKOLLAVE TË SARANDËS NË PARKUN E BUTRINTIT
– Nxënës të pasionuar pas pikturës dhe monumenteve të kulturës.

Në kuadër të ditës se monumenteve, Angjensia AJMMI, në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare të bashkisë Sarandë, 9 Tetori”, “A.Sheme”, shkollat e Gjashtës, Çukës dhe Ksamilit, organizuan një veprimtari mjaft interesante në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Kjo e inkuadruar në projektin e Qendrës së Agjencisë AJMMI, “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë’ e mbeshtetur nga PNUD,për nxitjen e talenteve të reja në picture
Nxënës të pasionuar pas pikturës dhe monumenteve nga pesë shkolla, tealizuan vizatime brenda hapesirës në monumentet e Parkut duke treguar passion dhe mjeshteri.

Gjatë kryerjes se punimeve ata kishin në krah për t’i instrukturuar nga artistja e arteve figurative Ana Feimi, mentore për këtë vizitë studimore kreative me realizime ne pikture dhe fotografi artistike. Realizimet e punëve artistike të nxënësve në Parkun Kombëtar të Butrintit do të shërbejnë për ekspozitat që do të çelin në vijim të këtij projekti në pesë shkollat 9 -vjeçare të bashkisë Sarandë, mbështetur edhe nga bashkia dhe Zyra Arsimore.

Punimet më të mira do të ekspozohen në panairin “EKSPO 2023” në shëtitoren “Naim Frashëri”
Arkeologia Erjona Goxhari, te zyra e kordinimit i njohu të pasionuarit të monumenteve, dhe talentet e ardhshme të pikrurës me gjerat interesante të qytetit Antik të Butrintit.

Lidhur me nismën e tyre ajo u shpreh:

’’Është një nismë shumë e bukur. Mëndoj se Saranda ka nevojë për veprimtari të këtij lloji se ka shumë talente të pazbuluara në Sarandë dhe se duhen organizuar akoma më mirë,Do të ishte gjë e mirë të organizoheshin orë-shop, kurse trajnimi në të ardhmen,me qellim qe t’u japim mundësinë gjithë fëmijëve të shpalosin talentet e tyre’’


Duke parë pasionin e fëmijeve duke pikturuar monumentet,ajo neënvizoi:‘’Të bësh kurse për gërmime arkeologjike është pak e veshtirë, por ama të bësh kurse ku ata të bëjnë vizatime,të njihen me gjerat interesante të arkeologjisë, është e mundur. Ata mesohen dhe apasionohen duke ngjallur dashuri dhe edukatën kulturore për të mbrojtur identitetin kombëtar. Këto rrenoja kanë një histori të tyren që është pjesë e identitetit kombëtar shqiptar. Dhe kjo do të ishte gjë mjaft e mirë se duke i vizatuar, duke i prekur, duke degjuar historinë e tyre dhe epokës që i përkasin, ato behen pjesë në vetveten e tyre ,e mbrojtjes se këtij identiteti’’.


Projekti i AJMMI-t “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë” po zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në vendet e Ballkanit Përëndimor 2 (ReLOaD2 të PNUD në Bashkinë Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.