Nuk mbrojtën Butrintin nga zaptimet dhe ndërtimet pa leje, 2 zyrtarë në pranga dhe 3 të proceduar

07/09/2319:23

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve:

-Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.