Njerku abuzonte prej 2 vjetësh me 12-vjeçaren, Gjykata e Sarandës jep masën e sigurisë

16/01/210:20

Shperndaje:


Një e mitur ka denoncuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.
Denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 40-vjeçar.
Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, ndërsa rastet kanë ndodhur kur e ëma nuk ishte prezente në shtëpi dhe vëllai i vogël luante jashtë me shokët.

Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen. 12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Madje ai e ka kërcënuar atë se nëse e lë do të helmojë veten.

39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Për 40-vjeçarin E.XH., gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Nëna e vajzës ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë dhe ishte martuar me 39-vjeçarin me të cilin kanë edhe një djalë 9 vjeç.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë: Fëmijët tanë janë në rrezik! Kërkojmë urgjentisht kangjella mbrojtëse
Pushuesi bie në një pusetë të hapur sapo mbërrin në Sarandë: “E papranueshme për një qytet turistik”
Kozeta Garrett – Vajza nga Saranda që drejton sigurinë kibernetike globale të Microsoft   
I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari
Erdhën për punë në Shqipëri, kapen duke u arratisur 7 emigrantë nga Etiopia – VIDEO
Blue Sky Restaurant kërkon Tiganist/e, Zgarist/e, Staf kuzhine, Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.