Nis dëmshpërblimin për banorët e prekur nga zjarret e verës, në Delvinë shkojnë 1 milion euro

31/12/2513:16

Shperndaje:

Nis dëmshpërblimin për banorët e prekur nga zjarret e verës, në Delvinë shkojnë 1 milion euro

 

Ministria e Mbrojtjes ka nisur zyrtarisht procesin e dëmshpërblimit për banorët dhe subjektet që pësuan dëme nga zjarret gjatë verës së këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili konfirmoi se janë vënë në dispozicion 2 milionë euro për 10 bashki të vendit të prekura nga flakët.

 

Ministria e Mbrojtjes nis dëmshpërblimin për banorët e prekur nga zjarret e verës 2025

 

Sipas ministrit, kompensimi ka nisur pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të dëmeve për periudhën 5 Qershor – 15 Shtator 2025. Fondet po transferohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive përkatëse.

 

Një detaj i rëndësishëm i procesit është se shumat e dëmshpërblimit po kalojnë drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve, sipas listave të miratuara nga bashkitë, pa pasur nevojë për procedura shtesë nga ana e qytetarëve.

 

Zjarret e kësaj vere shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit, ku më të prekura rezultuan bashkitë e jugut të Shqipërisë, veçanërisht Delvinë, Finiq dhe Konispol.

 

Në Delvinë, janë regjistruar 16 banesa të djegura, një kishë dhe 5 automjete të përpirë nga flakët. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu 1250 hektarë shkurre1250 hektarë kullota dhe kanë shkatërruar plot 69,965 rrënjë ullinj. Humbjet nuk kanë munguar as në blegtori, me 30 dele3 mushka45 hektarë pyje dhe 622 kosherë bletësh të zhdukur nga zjarri.

 

Në Finiq, dëmet janë po aq të mëdha: janë shkatërruar 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish, ndërsa flakët kanë dëmtuar 35 mijë rrënjë ullinj4 mijë vreshta dhe drurë frutorë, si dhe kanë shkaktuar humbjen e 9 gjedheve dhe 330 kosherëve të bletëve.

 

Edhe Konispoli nuk ka shpëtuar. Flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre dhe 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj100 drurë frutorë, si dhe duke shkaktuar humbjen e 10 deleve dhe 10 kosharëve bletësh.

 

Autoritetet bëjnë me dije se procesi i dëmshpërblimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa bashkitë janë ngarkuar me shpërndarjen e fondeve dhe informimin e qytetarëve përfitues.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nis dëmshpërblimin për banorët e prekur nga zjarret e verës, në Delvinë shkojnë 1 milion euro
Investimet dhe projektet e planifikuara në Buxhetin e vitit 2026 në Sarandë
S’ka më Polici Bashkiake: Reforma që shuan autonominë vendore dhe e kthen në strukturë kombëtare
Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.