Finiq, e denoncoi tek kryeministri, Bashkia i prish murin rrethues


VIDEO link https://www.youtube.com/watch?v=BgxvH5o3a_I

Pak kohë më parë u ankua të kryeministri se kryetari i Bashkisë Finiqit Leonidha Hristo po shkaktonte shumë probleme me fermerët e zonës, por gjatë kësaj fundjave grumbulluesi i qumështit në Vrion të Finiqit është përballur me kundërsulmin e kryetarit të Bashkisë.
Në magazinën e tij me datën 28 shtator policia bashkiake ka shkuar dhe ka prishur murin rrethues, pa prezencë e tij dhe të familjarëve.
Sotir Kaçi shprehet se ka shkuar disa herë në bashki për të bërë kërkesë për leje, por kjo kërkesë nuk i është pranuar. Depozitimi i kërkesës është bërë i mundur vetëm me datë 3 shtator, ndërsa është dhënë edhe një ok verbale nga Bashkia e Finiqit për vijimn e punimeve.
Kam takuar kryeministrin dhe i jam ankuar në lidhje me problemet e blektorëve të zonës së finiqit, por që në atë kohë ne jemi ……
Sotir Kaçi Banor i Finiqit
Report tv u interesua në Bashkinë e Finiqit për të marrë një informacion në lidhje me konfliktin e ndodhur mes bashkisë dhe qytetarit Sotir Kaçi, por një gjë e till nuk u bë e mundur pasi gazetarit të
Report Tv iu mbyllen dyert e këti institucioni.
Ndërkohë Report tv në muajin qershor ka transmetuar një kronikë ku fermerët e zonës së Finiqit ankoheshin se kullotat e tyre merreshin me qera nga persona që nuk ishin banor të zonës. shqiptarja.com
VIDEO e takimit me kryeministrin

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.