Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë

06/08/2520:39

Shperndaje:

Banorët e fshatit Ninat në alarm: Hajdutët po bëjnë kërdinë çdo natë në kasolle, vidhen bagëti dhe nuk merren masa

Banorët e fshatit Ninat, në Bashkinë Konispol, po jetojnë me frikë dhe pasiguri. Prej disa ditësh, raste të njëpasnjëshme vjedhjesh të bagëtive janë raportuar nga banorët, të cilët thonë se hajdutët po veprojnë natën duke hyrë në kasollet e tyre dhe duke marrë bagëti të imta, të cilat më pas i therin pranë vendit të ngjarjes.

 

 

Një banor i fshatit, që denoncoi ngjarjen për Saranda Web, shprehet:

“Para 10 ditësh më hapën shtegun e kopshtit. Lajmërova policinë, por më thanë ‘mos e ke harruar vetë hapur, hajde s’ka gjë’… Para dy netëve dëgjova natën, manarët ishin mbledhur nën dritare. Thashë t’i trembte qeni. Në mëngjes pashë që mungonin dy krerë – i kishin marrë dhe i kishin therur te kopshti i gjitonëve.”

 

Pavarësisht denoncimit në polici, qytetari shprehet se nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“E njoftova përsëri policinë, erdhi një inspektor, pastaj edhe nga Saranda. U thashë se te vendi kishte dy pleça dhe një lëkurë, por deri tani asgjë. Jam një njeri i vetëm. Këta mund të hyjnë edhe në shtëpi…”

 

Ai shton se nuk është rasti i vetëm:

“Më parë një fshatari i kanë vjedhur 9 krerë, vëllait tim para një nate i morën 2 krerë, dhe më parë i kanë marrë edhe dy herë të tjera nga 2 krerë.”

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia e Shtetit, patrullime gjatë natës dhe vënien në ndjekje të autorëve që po terrorizojnë zonën dhe po godasin drejtpërdrejt të vetmin burim jetese të banorëve: bagëtinë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë
Investim 500 mijë euro për rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në Gjashtë dhe Metoq
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.