Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë

Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë

Një tjetër alarm vjen nga banorët e lagjes nr. 4 Kodër në Sarandë, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e degraduar të këndit të lojërave për fëmijë.

 

Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia Sarandë të reagojë para se të jetë vonë

 

Ajo që dikur ishte një hapësirë e sigurt për argëtimin e më të vegjëlve, sot sipas tyre është kthyer në një ambient të rrezikshëm dhe të papërshtatshëm për komunitetin.

Banorët shprehen se gardhet dhe stolat janë hequr, duke e lënë hapësirën të ekspozuar ndaj abuzimeve të ndryshme. Në vend të fëmijëve që luanin, ata raportojnë se tashmë mblidhen qen endacakë që ndotin ambientin, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes zona frekuentohet nga persona që konsumojnë lëndë narkotike.

 

“Fëmijët tanë luajnë në këtë ambient dhe ndihen të pasigurt. Kemi bërë ankesa me qindra herë, por nuk kemi marrë asnjë reagim,” – shprehen banorët, duke shtuar se situata mund të përshkallëzohet në një ngjarje të rëndë nëse nuk merren masa urgjente.

 

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Sarandë që të ndërhyjë sa më parë për rikthimin e sigurisë në këtë hapësirë publike. Konkretisht, kërkojnë rrethimin e këndit të lojërave me struktura të forta metalike, si dhe vendosjen e stolave prej betoni për të shmangur vjedhjet e përsëritura.

 

Banorët theksojnë se nuk kërkojnë luks, por vetëm kushte bazike dhe dinjitoze për fëmijët e tyre, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si menaxhohen taksat që ata paguajnë.

 

Ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi mirëmbajtjen dhe sigurinë e hapësirave publike në qytet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet do të reagojnë përpara se situata të dalë jashtë kontrollit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.